Pa mbyllur akoma një telash, Stresi hap një tjetër. Arkimed Lushaj është një personazh i cili e ka bërë të ditur tashmë “urrejtjen” e tij për policinë, kjo ndoshta edhe për arsyen se ka përfunduar shumë herë në duart e tyre.
Pas një sherri më artistin Leonard Bombaj për hesape të vjetra, ngjarje e cila ktheu në vëmendjen e opinioni publik skandalin e vitit 2010, Stresi ka publikuar një foto fyese që i drejtohet Policisë.
Stresi ka realizuar një grafiti, i cili përçon mesazhin “fuck police” dhe ka bërë një foto pranë tij. Megjithatë sipas Stresit, kjo nuk është për të gjithë policët, por vetëm policëve të pashpirt dhe të këqij.
