Mbrojtja e shpendëve dhe përgjithësisht e kafshëve që janë në rrezik zhdukjeje në vendin tonë është inekzistente. Kjo është shumë e dhimbshme dhe njëherazi e turpshme, vendi i shqiponjave që vret shqiponjat, çfarë paradoksi.
Auron Tare, një personazh i njohur në fushën e trashëgimisë kulturore, ka zbuluar një fakt të trishtë se si në jug të Shqipërisë janë vrarë në mënyrë barbare 6 shqiponja.
Komenti i plotë i Tares:
Më shumë se për këtë shqiponjë të vrarë, kambanat e alarmit duhet të bien për çdo kafshë dhe shpend që ka një fund të tillë si pasojë e mosreagimit të organizatave për mbrojtjen e tyre. Mbrojtja nuk bëhet vetëm duke reaguar pasi ato vriten , por nis që me ndërgjegjësimin e qytetarëve për vlerat e tyre.