Ditën e djeshme aktori i njohur i humorit shqiptar, Florian Binaj, është përfshirë në një aksident automobilistik në rrugët e kryeqytetit dhe kjo ka bërë që ai të reagojë duke reflektuar.
Miq dhe mikesha, në aksidentin e djeshëm automobilistik unë fatmirësisht nuk kam pësuar asgjë sepse sapo kisha dalë nga makina, por makina nuk e pati të njëjtin fat... Ju lutem të gjithë atyre që ngasin makinën duke bërë selfie e duke parë cfarë kanë bërë të tjerët në Facebook ose Instagram, hiqeni celularin nga dora kur i jepni makinës, sepse jeta juaj dhe e të tjerëve vlen më shumë sesa një like, një koment apo një share. Faleminderit të gjithë atyre që janë bërë merak për gjendjen time shëndetsore.Gjithashtu faleminderit edhe atyre që iu bë qejfi që kjo ndodhi!" shkruan Binaj.
Se kujt iu bë qejfi nuk e morëm vesh, por me sa duket aktori paska pranë edhe njerëz që s’ia duan të mirën.