Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, pritet të ndodhë skenari maqedonas me shpërthimin e bombave, të ngjashme me ato të Zaevit për keqpërdorimet dhe abuzimet e politikanëve shqiptarë.
Këtë e deklaroi analisti shqiptar Lorenc Vangjeli në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.
Burime për “INA” thotë se, gjatë fushatës zgjedhore do të publikohen video materiale, të cilat do të kompromentojnë rëndë politikanët shqiptarë të përfshirë në skandale korruptive, abuzive e seksuale.
Kujtojmë se situata politike në vend nuk paraqitet e qetë, pas protestë së opozitës të nisur prej 18 shkurtit, bojkotit të Kuvendit nga ana e saj, si dhe ndryshimeve më të fundit në kabinetin e Qeverisë Rama.