Donte të shiste rrobat e saj online, por kurrë nuk i priste këto oferta

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 11.03.2017, 19:23

Katherine Macpherson, është një 42-vjeçare angleze, e cila donte të shiste disa rroba në internet, kështu që ajo mori fotot me veshjet dhe i publikoi në platformën e shitjeve eBay.

Megjithatë, ajo filloi të marrë propozime mjaft të pazakonta, mesazhe që vinin nga njerëz perversë, duke dërguar edhe foto të zhveshura dhe u habit kur shikonte organe gjenitale nga burra të ndryshëm.

"Shes rroba dhe disa aksesorë të tjerë, që mund t'i demostroj më mirë me foto" ka shkruar ajo.

Gruaja, e cila vetëm ka kërkuar për të bërë disa para, nuk e ka kuptuar situatën.

Ajo ka theksuar se përdoruesit duhet të qetësoheshin pak dhe administratorët duhet të marrin masa për këtë çështje.

Ndoshta fakti që ajo ishte tejet provokuese dhe sensuale në fotot e hedhura, bëri që përdoruesit mos të mendonin për rrobat, por për trupin e saj.

Menjëherë kanë reagur dhe administratorët të cilët kanë thënë:

"Kjo është ajo që ne e quajmë gjymtyrë të komunikimit. eBay i merr shumë seriozisht këto raste dhe nëse ka ndonjë pretendim të ngacmimit do të hetojmë dhe të ndërmarrim veprime. "

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit