Claudia Letizia është një nënë që po kalon momente mjaft të vështira. Ajo ka publikuar foton e të birit, teksa po lufton për jetën, pasi u masakrua nga shqiptari Fatmir H., në Dusseldorf të Gjermanisë.
Ky është djali im Domenico i shtrirë në kujdesin intensiv në spitalin universitar. Sul në Dusseldorf në një stacion hekurudhor qëndror. Ata e goditën në kokë me një sëpatë. Ai pati një operacion të gjatë. Media po hedh gjithçka poshtë. Kjo është gjë e keqe dhe e pakuptueshme. Ndjehuni të lirë për ta shpërndarë këtë foto. Të dua biri im", shkruan e ëma e Domenicos, i cili u godit me sëpatë mbrëmë nga shqiptari nga Kosova.
Fatmir H. është arrestuar pas ngjarjes së rëndë, ndërsa mendohet se ai është një person me probleme psikike.