Prej tre vitesh me “varr të hapur” në këmbë, Blerina bën apelin therës: Mos më lini të vdes!

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 09.03.2017, 16:39

Rastet e shumta që kërkohet ndihmë për kurimin shëndetësor janë pasqyra më e pastër e gjendjes së shëndetësisë në vend dhe e ekonomisë gjithashtu.

Një rast i ngjashëm ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ, ku vëllai bën apel për ndihmë për motrën e tij, 34-vjeçaren Blerina Rrapushi.

Blerina Rrapushi sapo ka mbushur 34 vjeçe, por ndryshe nga shoqet e saj që kanë dolën për të festuar, ajo sot gjendet në shtrat. Pas një aksidenti 3 vite më parë gjatë kohës që ishte duke shkuar në punë dhe drejtuesi i automjetit e braktisi në tokë dhe u largua menjëherë. Blerina u trajtua për disa muaj në spital por në këmbë iu shfaq një trombozë ndërkohë që shumë prej medikamenteve ishin kortizonal. Menjëherë trupi i saj filloi të merrte vetëm shëndet duke pasur dhe plagë ,kryesisht në këmbë. Edhe pse nuk konsumonte shumë ushqim në 6 muajt e fundit i ka kaluar 200 kilogramë. Për shkak të pamundësisë ekonomike, prej 3 vjetësh i është prerë dhe energjia elektrike sepse nuk ka mundësi ti paguajë, ndërsa njeriu që i qëndron pranë dhe kujdeset është vajza e motrës tashmë të vdekur të cilën e rriti vetë. Të vetmit familjarë që i kanë ngelur përveç mbesës, janë dy vëllezërit dhe kunata, të cilët përveç probleme shëndetësore arrijnë të ushqehen vetëm nëpërmjet shitjes së bananeve. 34-vjeçarja apelon për një ndihmë nga shteti për kurimin e saj që të kthehet dhe ajo si të gjithë shoqet pasi shëndeti sa vjen dhe përkeqësohet rrezikshëm, ndërsa mjekët nuk janë në gjendje ta kurojnë dot. Ajo apelon gjithashtu për këdo që ka mundësi ta ndihmojë për të shlyer borxhin e energjisë elektrike dhe me çfarë të munden tjetër.
Nëse dikush mund ta ndihmojë, këto janë dy numrat e telefonit që mund të kontaktoni: 0675667511 dhe 0692421522.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit