“Jan thy kamsh e dursh, i ka çu mileti në spital me makina”, vdes 19-vjeçari

Shkruar nga: | Publikuar më: 09.03.2017, 09:37

JOQ.al raportoi sot mbi një aksident të ndodhur në aksin rrugor Milot-Laç. Fillimisht u mendua se një automjet me targa të Kosovës ishte përplasur me trafik ndarësen, por e vërteta është tjetër.

Mësohet se automjeti tip Golf me të cilin udhëtonin 4 shtetas kosovarë është përplasur me një zetor. Ky i fundit ka qenë duke ecur në kah të kundërt, ndërsa automjeti tip Golf është përplasur fuqishëm me të, duke përfunduar më pas i përplasur me trafik ndarësen.

Në redaksinë e JOQ.al kanë mbërritur pamje të rënda, ku duken djemtë e përplasur të gjakosur dhe në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa siç duket në videon e mëposhtme, përplasja ka qenë aq e fortë saqë është hapur edhe air bag-u.

Prsh JOQ, Një automjet tip Golf është përplasur me një zetor dhe pastaj me hekurat ku ndahet autostrada. 4 veta janë, ja unë i kam nxjerr nga makina. Zetori po vinte në krah të kundërt, pak shpejt ishin edhe këto çunat. Të paktën 50 minuta s'ka ardhur ambulanca dhe as policia, të lutem shpërndaje çfarë shteti moster që kemi. O kto janë thy kamsh e dursh, janë keq fare, i kanë çu mileti me makina të spitali. Ca ambulance, s'u bonte fjalë me pa kund të paktën për 50 minuta sa kam nejt unë aty.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.03.2017, në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik .

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një mjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB me një mjet zetor.

Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë ,2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Laç, në vijim të aksidentit, shtetasi kosovar, Sh. H, 19 vjeç, banues Rehovec, ndërroj jetë në spital.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit