Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video në Facebook, teksa merrte pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Mësonjëtoren e parë shqipe.
Të shumta kanë qenë kritikat ndaj Ramës, ndërsa disa prej tyre ai nuk ka denjuar t'u përgjigjet.
"Ky Edi që e doni ju në pushtet akoma po ju merr shpirtin të gjithë shqiptarëve ore budallenj, kaq nuk kuptoni ju ore po he se po e mbajti dhe 4 vite të tjera ky Edi do e shifni mirë se çfarë do ju gjejë me këtë kryeministër juve po hë", ka qenë ky komenti i një qytetari të revoltuar me qeverisjen e Ramës, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur:
"Po pse ty Agron çfarë të ka gjetur për shembull?"
Një tjetër qytetar është kapur tek fakti që ministrja nuk duhet të flasë me një fjalim të gatshëm para.
"O zonjë veç një vërejtje të vogël të bëj që flisni çfarë kanë shkruajtur, ministrja mund të flasë edhe pa lexu.. ministrja duhet të flasë rrjedhshëm", ndërsa kryeministri është kapur në një tjetër pikë:
"Ilir ke ndonjë vërejtje për ato që tha ministrja?"
Gjithashtu kryeministri ka postuar një foto me një armë në dorë, gjë që ka shkaktuar shumë reagime, ndërsa një nga komentuesit thotë: "hahahaha ti je i çmendur përfundimisht".