Motoçiklisti fluturon mbi autostradë, pamjet i lënë të gjithë me gojë hapur

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.03.2017, 21:43

Një motoçiklist “sypatrembur” ka marrë të gjithë vëmendjen e autoriteteve pas postimit në rrjetet sociale të disa pamjeve fantastike të një kapërcimi me motorrin e tij sipër një autostrade në Kaliforninë e jugut. Pamjet e veçanta të cilat shfaqin këtë djalë duke bërë këtë kapërcim sipër autostradës, u bënë virale pasi u postuan në një llogari në Instagram me emrin e Kyle Katsandris.

Video është pëlqyer aq shumë saqë u pa rreth 90,000 herë. “Ky qeka nona”, shkroi një përdorues. “Nuk mund ta mendoj se si duhet të jenë ndjerë shoferët ato momente kur kanë qenë duke ecur në autostradë dhe befas kanë menduar nëse panë vërtetë një njeri me motoçikletë të kalonte në qiell sipër tyre, apo thjesht u bënë sytë?”, u shpreh një përdorues tjetër i mahnitur.

Por përveçse mori mjaft interes ndërmjet përdoruesëve të Instagramit, djaloshi zgjoi gjithashtu edhe interesin e policisë amerikane të cilët tashmë janë duke hetuar pamjet filmike. Nuk është ende e qartë se çfarë dënimi mund të marrë motoçiklisti, në rast se do të marrë sigurisht, raporton CBS2.

The key board warriors were out in full force. Where are you now #katsandrisleap #nolimits

A post shared by @kyle_katsandris on

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit