
Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr masiv te Pedonalja në Tiranë, konkretisht në rrugën “Murat Toptani”.
Sipas burimeve nga policia thuhet në në orën 14:20 në këtë rrugë ka pasur një sherr mes disa personave, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj A. S., 24 vjeç dhe E. E., 24 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.