“Jam krenar që kam mbiemrin Strakosha por tani jam Thomai”, flet djali i Fotos

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 06.03.2017, 15:17

Portieri shqiptar i Lacios, Thomas Strakosha, tashmë nuk dëshiron ta cilësojnë më si djali i Fotos, pasi ai po ndërton imazhin e tij në botën e futbollit. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Zona Gol”, 21-vjeçari foli edhe për kombëtaren teksa shprehu krenarinë që është pjesë e saj.

“Jemi të kënaqur me rezultatet e ndeshjeve të fundit. Luajtëm më mirë se Bologna dhe e merituam fitoren. Nuk duhej ta pësoja atë gol me Milanin në fund dhe ishte një moment i dhimbshëm”, u shpreh Thomai për ndeshjen e Lacios të fituar ndaj Bolonjës

Ndërsa për hijen e të atit që e përndjek në karrierë ai pati rezerva duke deklaruar, “Jam krenar që kam mbiemrin Strakosha por tani jam Thomai dhe kam rastin të bëjë mirë vetë. Babi nuk donte të bëhesha portier dhe unë e ndiqja kur isha i vogël dhe më pëlqente shumë. Kam pasur idhull gjithmonë babin për personalitetin dhe zemrën që tregonte në fushë. Buffon dhe Neuer janë më të mirët në botë”.

Për kombëtaren Strakosha tregoi një entuziazëm teksa tha, “Unë do të stërvitem fort të jem gati për kombëtaren dhe e di trajneri kush do të luajë. Jam krenar që jam pjesë e kombëtares, luaj apo nuk luaj. Kemi folur shpesh me Berishën dhe ai më ka uruar. Etriti është shumë portier i mirë dhe e meriton momentin pozitiv që po kalon”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit