Gazeta sportive “Panorama Sport” ka bërë një gafë ditën e sotme teksa pasqyron renditjen javore të Superligës, lë Kukësin në vend të parë dhe Skënderbeun në të dytin, paçka se korçarët kanë një pikë më shumë.
Një javë më parë ishte “Sport Ekspres” që shënoi një gafë të tillë dhe komentuesit e shumtë nuk përtuan të ironizonin që “Gazetat sportive duan ta bëjnë me zor Kukësin kampion”.
Kukësi ka një ndeshje më pak në Kategorinë Superiore, por që gjithsesi barazimi i djeshëm e lë Skënderbeun përkohësisht në krye të klasifikimit.
Nëse ekipi verior arrin të fitojë ndeshjen e sotme në Vlorë atëherë, gazetës në fjalë nuk i duhet ta ndryshojë fare tabelën e renditjes ditën e nesërme. Mos vallë gazetarët paguhen edhe për parashikime ndeshjesh? Apo mund të themi që janë “ngopur” me Skënderbeun kampion viteve të fundit?!