Sinan Hoxha bën sherr në mes të lokalit, në mes një femër

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2017, 19:16

Disa imazhe të papublikuara më parë po bëjnë xhiron e rrjetit 24 orët e fundit. Në videon që ju sjellim më poshtë, shfaqet në një situatë delikate këngëtari i suksesshëm i muzikës popullore Sinan Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur shumë kohë më parë, në një lokal dhe nga dialekti i të pranishmëve, dyshohet se është regjistruar në Kosovë.

Në videon e publikuar nga “Orainfo.com” një bashkëshort është nevrikosur pasi gruaja e tij tentoi të fotografonte Sinanin, i cili ishte ulur në një tavolinë pranë në shoqërinë e Seldit dhe prezantuesit kosovar Shpëtim Desku.

Burri ngrihet dhe tenton një përplasje fizike me artistin ndërsa moderatori e të tjerët ndërhyjnë për ta mbrojtur. Siç njofton portali, bëhet fjalë për një kamera të fshehtë realizuar në mënyrë perfekte.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit