Pak ditë më parë Policia arrestoi dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë të cilët mbanin rreth gjysmë kilogrami hashash në shkollë.
Por raste të tilla po shtohen shumë, tashmë hashashi është bërë më i kollajgjetshëm se sa buka dhe një rast tjetër tipik ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Pogradec.
Ditën e sotme pranë JOQ, kanë ardhur pamjet nga ora e mësimit, ndërsa nxënësit kishin qeska hashashi në duar.
Siç duket këtij muhabetit të hashashit i ka dalë kaq shumë “era” saqë po kthehet në diçka shumë normale për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në qytete të ndryshme të Shqipërisë.