Genta Ismajli u shfaq tullace, zbulohet arsyeja e kësaj foto që shkaktoi shumë debat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28.02.2017, 19:41

Genta Ismajli ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj disa ditë më parë. ajo postoi një foto, ku shfaqej tullace, disa u tallën, ndërsa disa të tjerë e kritikuan ashpër, pasi e quajtën një veprim të pashpirt për personat që vuajnë nga kanceri.

Ndërkaq, Genta nuk i ka prerë flokët, por kjo është thjesht një parukë. Ishte menduar që Genta është futur apo po punon për ndonjë këngë kundër kancerit apo fushatave kundër kësaj sëmundje, por edhe ky lajm është i pavërtetë.

Genta, se shpejti do të paraqitet me flokët e saj ashtu si më parë dhe se ajo nuk është tullace. Thjesht ishte një mënyrë e saj për të testuar fansat se si duket ajo pa flokë.

“Turp të keni o shtazë të fëlliqura! Me maskë, pa maskë ajo tregon imazhin e njerëzve me kancer. Nuk dini se ç’ka është dhimbja, se nuk u ka ndodh të shihni teksa tretet një person në sy të të dashurve të saj. Më hapët barku tek sa i lexoj këto komente”, ishte ky një ndër komentet e shumta kritike ndaj këngëtares.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit