Ermela Mezuraj është vajza nga Vlora, e cila mori famë falë pjesëmarrjes në “Big Brother”, spektakël të cilit i shkoi deri në fund dhe arriti që ta fitonte.
Ajo është dalluar përherë për pamjen e saj si një kukull “Barbie”, me flokët e verdha, lëkurën e butë e të bardhë si dëbora dhe sytë jeshile.
Një femër me të vërtetë e paraqitshme që të bën të kthesh kokën e ta shikosh kur kalon. Edhe pse është përfolur shpesh për ndërhyrjet që mund të ketë bërë në trup, ajo asnjëherë nuk i ka pranuar ato, ndërsa ka ironizuar në rrjetet sociale.
“M’u mërzit operacioni plastik ,sot i hoqa buzët”, shkruan Ermela ndërsa publikon fotot që tregojnë se s’ka asnjë ndërhyrje në buzët e saj por është thjesht efekti "make-up".