Prangosen në Tiranë dy “Yjet” e tmerrshëm, u punonin zborin njerëzve natën në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2017, 08:38

vjedhje19-vjeçari Ylli Shkalla dhe 23-vjeçari Ylli Driza janë arrestuar në kryeqytet pasi prej një kohe të gjatë ishin kthyer në tmerrin dhe makthin e banorëve të Tiranës.

Të rinjtë përfitonin nga errësira e natës dhe futeshin në banesat e qytetarëve e më pas vidhnin aty sende, orendi e vlera monetare. Burimet policore bëjnë me dije se të dy djemtë me banim në Tiranë kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.

Ata janë kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme duke tentuar të vidhnin një banesë në rrugën “Egnantia”.

Gjeni më poshtë një listë të banesave që dyshohet të jenë vjedhur gna këta të rinj

1- Më datë 06.12.2016, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur banesën e shtetases M. A., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një kamer dhe një DVD-player.

2- Më datë 09.12.2016, në rrugën “Migjeni”, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. D., ku kanë marrë një televizor të markës “Sony”, dhe dy shishe pije alkolike.

3- Më datë 12.12.2016, në rrugën “Bektash Kozeli”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. SH., ku kanë marrë 1500 euro, 6000 lekë, e një laptop të markës “Samsung”.

4- Më datë 24.12.2016, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit I. H., ku kanë marrë disa bizhuteri të ndryshme.

5- Më datë 31.01.2017, në rrugën “Halil Malaj”, kanë tentuar të vjedhin, banesën e shtetasit R. B., 57 vjeç.

6- Më datë 04.02.2017, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, kanë vjedhur me thyerje banesën në përdorim të shtetasit E. K., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung”, një aparat fotografik të markës “Samsung” dhe një varse.

7- Më datë 06.02.2017, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. SH., ku kanë marrë 20.000 lekë.

8- Më datë 26.02.2017, në rrugën “Nikolla Jorga”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E. G., ku kanë marrë një televizor të markës “Samsung” dhe një lap-top.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit