Familja fal gjakun në varrimin e vajzës: Qofshi faqebardhë!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.02.2017, 18:20

Familja Curri i ka falur gjakun familjes Salihu, pasi djali i tyre shkeli për vdekje me veturë 20-vjeçaren Bleranda Currin të enjten në mbrëmje në Fushë Kosovë

Falja e gjakut nga familja Curri është bërë menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Blerandës. Me lot në sy familjarët e familjes Curri ua kanë dhënë dorën e faljes Salihajve. Momenti emocionues i faljes është bërë në prani edhe të qindra personave që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.

“Qofshi faqebardhë dhe Allahu ua shpërbleftë, na keni nderu ne, familjen dhe të gjithë”, ka thënë hoxha i fshatit.

Bleranda është varrosur afër varrit të babait të saj, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Korreticë të Drenasit.

Autori, Admir Saliu, tani gjendet i paraburgosur derisa drejtësia të vendos për të.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit