Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/8 të Uefa Europa League.
Prej vitesh Europa League është kthyer një kompeticion me shumë të rëndësishëm në futbollin evropian, kjo edhe për shkak të ekipeve me famë që kanë garuar në të.
Kështu, shorti i sotëm ka rezervuar jo pak surpriza për ekipet pretendente siç janë Roma, Manchester United, Lyoni apo Ajaxi i Amsterdamit.
Roma do ketë një provë të vështirë kundër ekipit francez, ndërsa United do ndeshet më Rostovin, një skuadër që ka surprizuar jo pak këtë sezon.
Shorti ka qenë jo shumë i rezervuar për skuadrat gjermane dhe belge duke i caktuar në përballje nga dy ekipe të të njëjtit shtet, Schalke – M’gladbach dhe Gent – Genk.
Një tjetër përballje me shumë rivalitet do të jetë ajo mes kampionëve të Greqisë dhe atyre të Turqisë, Olympiakos dhe Besiktas.
Për surpriza të tjera gjatë rrugës duhet të shohim deri në finale e majit në Stokholm.
