Domate apo hormone, çfarë po hanë shqiptarët?

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 24.02.2017, 08:32

Kjo është një nga domatet që shqiptarët konsumojnë çdo ditë dhe nuk e kuptojmë se çfarë po hamë apo çfarë rreziku përbëjnë ushqimet që na servilen në treg.

Domates i është hedhur një sasi e madhe hormonesh për rritje dhe pjekje, saqë filizat e mbirjes janë zhvilluar ne farat e brendshme të saj.

Në pamje të jashtme e paprerë domatet e tilla nuk vërehen të kenë ndonjë defekt, por sapo e pret zbulon se çfarë po konsumon.

Skandalet e tilla me ushqimet veç po shtohen dita-ditës me produktet e ndryshme ushqimore të tregut shqiptar dhe askush nuk mban përgjegjësi. Zinxhiri i përgjegjësisë është i lidhur nga prodhuesit, importuesit, tregtarët, ISHP-ja dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, për t’u “përplasur” më pas tek ministritë përkatëse, por që asnjë nga këto nuk bën asgjë praktikisht veç sa rifreskojnë ligjet dhe vendimet e reja në web-et e tyre zyrtare.

Kësaj i thonë me të “vra” shteti në të gjitha mënyrat dhe në të gjitha anët.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit