Situatë qesharake në stadium, tifozi i mashtron të gjithë dhe i merr fanellën lojtarit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.02.2017, 19:26

fanellTë shkosh në stadium nuk do të thotë vetëm të ulesh në stola dhe të fokusohesh në fushën e blertë. Por, edhe në tribunë ka plot momente qesharake që ta bëjnë ditën të bukur edhe nëse ekipi i zemrës humbet.

Pas fitores mbresëlënëse 5-3 ndaj Monacos në Champions League, futbollistët e Manchester Cityt festuan gjatë në fushën e lojës dhe kishte nga ata që ua dhuruan fanellat e tyre tifozëve që ishin në shkallët e stadiumit.

Por, fanellën e Kevin de Bruyne e mori në dorëzim një prej oficerëve të policisë private të stadiumit, që realisht ishte një tifoz u maskua si polic.

Menjëherë pasi mori fanellën dhe përqafoi idhullin e tij, tifozi u zhduk nga “qarkullimi” dhe më pas u vu re t’ia mbathte nga stadiumi.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit