Konfirmohet/ Bes Kallaku nuk do të bëjë më për të qeshur shqiptarët

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20.02.2017, 22:17

1463666650_18ed9b509bd0b990c6b56f67cedda55f Jo vetëm që kemi qeshur me batutat e tij, shumë prej nesh kanë filluar t’i përdorin ato. Por, Bes Kallaku mesa duket do të braktisë skenën shqiptare për t’iu ofruar publikut italian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Besi, teksa ka folur për Top Channel.

“Mendova të provoja diçka jashtë kufijve të Shqipërisë. Ne gjithmonë jemi nisur nga ‘Zelig’. Duke parë ‘Zelig’, edhe “Portokalli” vet ka marrë formatin e tij, ndaj mendova ‘Po provoj Zeligun!’. Dy shfaqjet e para është sikur kam dalë për herë të parë në skenë, sepse është publik i ri, publik i huaj, e ti thua ‘ore si do më presin?’ Është njësoj si një shfaqje e parë, sepse janë të gjithë italianë. Nuk e kam problem gjuhën, por probem kisha ‘A do më mirëpresin? A e njohin këtë personazh? A do qeshin me të?”, thotë aktori i “Portokallisë”, Bes Kallaku.

Dhe në fakt "skifteri" i Besit, jo vetëm që është pranuar nga italianët, por ata edhe kanë qeshur me batutat e Besit. Megjithatë duhet të presim deri në nëntor që aktorin ta shohim përballë italianëve. Deri atëherë suksese Bes Kallaku!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit