I riu dëgjon këngën e re të Noizyt dhe zbulon gjënë e tmerrshme rreth saj, si është e vërteta?

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 20.02.2017, 10:57

Vetëm pak ditë pasi u publikua, kënga më e re e Noizyt mori vëmendje të madhe, ndoshta edhe për shkak të mesazhit që ajo përcolli.

Më së shumti kjo këngë ishte “diss” për kolegët e tij reperë, por edhe për televizionin me të cilin është në armiqësi.

Duhet thënë se ritmi muzikor ishte mjaft i goditur dhe u pëlqye menjëherë. Mirëpo pak më parë pranë JOQ, ka shkruar një i ri që jeton në Itali dhe ai drejtëpërdrejt akuzon Noizyn për vjedhje kënge.

Djali në këtë akuzë të tij bazohet te një këngë italiane e publikuar me datë 16 janar. Muzika dhe ritmi janë shumë të ngjashme dhe i riu thotë se kjo është vjedhje e pastër, por si qëndron e vërteta? Ndërkohë duhet të sqarojmë se Noizy e ka sqaruar se e ka marrë me të drejta të plota këtë remix. Gjithsesi, ky është shqetësimi i tij.

Përshëndetje JOQ, po dëgjoja këngën më të fundit të Noizyt dhe jam shumë i zhgënjyer sepse kjo këngë për fat të keq qenka e vjedhur. Ju lutem bëjeni publike, nuk pritej nga ai.”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit