Sigurisht që protesta e thirrur nga opozita ka fituar vëmendje masive dhe në lidhje me këtë kanë reaguar shumë personazhe publike.
Artan Hoxha ka dhënë mendimin e tij, por duke sjellë diçka ndryshe. Ai ka kapur një detaj te veshja e Sali Berishës dhe ka filluar ta komentojë.
Ajo çfarë i ka bërë përshtypje gazetarit investigativ janë atletet Adidas të Berishës. Në lidhje me këto atlete Hoxha tregon edhe kuptimin e tyre në një prapavijë historike.
Ky është statusi i plotë në Facebook i Artan Hoxhës:
Pse Berisha ka mbathuar atletet Adidas? nHistoria e fundit te viteve '30, thote se Mbreti i Shqiperise Ahmet Zogu kishte premtuar se nese Italia do pushtonte vendin, ai do mbathte opingat per te luftuar. Ne fakt kur Italia pushtoi Shqiperine mbreti i mbathi opingat, por per te ikur nga vendi.
Ndersa Sali Berisha me 18 shkurt 2017, per here te pare ne nje proteste, ka mbathur bashke me kostumin serioz, atletet sportive te markes prestigjioze Adidas....
Cfare mesazhi po perpiqet te jap me kete simbolike?!!!