Plas në Gjirokastër/ Kryetarja Zamira Rami shkarkon nënkryetarin socialist Ylli Muho

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 17.02.2017, 14:29

FotorCreated-11

Zamira Rami kryetarja e Bashkisë Gjirokastër ka shkarkuar nga posti i nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër Ylli Muhon, pjesë e PS. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra

Juridike dhe ajo e Personelit në Bashki. Nuk dihen motivet e shkarkimit por sipas mediave lokave Rami dhe Muho kanë patur përplasje. Sipas jugunews.net Zamira Rami i ka dorëzuar shkresën e largimit Muhos pa asnjë paralajmërim duke e shkarkuar nga detyra.

I kontaktuar nga Jugunews.net, Muho, ka pohuar shkarkimin e tij nga detyra ndërkohë që ka dashur që këtë çështje, t’i japë drejtim, në forumet e PS ku është dhe vetë anëtar i kësaj force politike.

Ylli Muho është propozuar nënkryetar Bashkie nga PS në korrik të 2015. Para këtij posti, Muho ka qenë kryetar i Komunës Antigone në periudhën 2003-2015.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit