Familjarët padisin Blendi Fevziun, shkak prona e njohur në qendër të Tiranës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16.02.2017, 19:28

blendiAnalisti dhe moderatori Blendi Fevziu është paditur nga familjarët e tij për përvetësim të pasurisë dhe tjetërsim prone.

Në një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë, familjarët e Fevziut e akuzojnë se përmes dokumenteve të falsifikuara ka përvetësuar një sipërfaqe të madhe toke truall në qendër të Tiranës.

Më poshtë po japim të plotë padinë e familjarëve të tij ndaj Fevziut:

Detaje të Çështjes civile Nr. 6396

Gjykata e shkallës së parë

Nr. i Çështjes: 6396

Dt. e regjistrimit: 03.02.2017

Paditësit: Refik Toptani

Te paditurit: Blendi Fevziu, Nevis Bregasi, Rea Merepeza, Redi Merepeza(Peza), Suhela(Suheila) Myftiu

Lloji i Çështjes: Padi pronësie

Baza Ligjore: Neni 149 – 231

Objekti: 1. Vertetimi i mosqenijes se marrdhenijes juridike te bashkepronesise se te paditurve me paditësin dhe personat e interesuar, qe jane bashkepronare ne pronen e paluajtshme truall me sipërfaqe 621 m2, te ndodhur ne Zonen Kadstrale 8150, nr.pasurie 1/155, volumi 18, faqe 198, Tirane.

  1. Te njihet pavertetesia e dokumentit Deklarate Noteriale nr. 641 rep., nr. 175 kol., date 30.04.2007, duke u konsideruar ky dokument si i hartuar ne kundershtim me ligjin dhe duke u goditur për falsitet.

Statusi i dosjes: Gjykim

Gjyqtari: Marjana Shegani (Dedi)

Çështja tashme është për gjykim dhe pritet një ballafaqim real i dokumentacionit ne gjykate. /Gazeta Express

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit