Para dy ditësh, fotoja e një burri të thinjur që mbante një trëndafil në dorë u bë menjëherë virale. Të shumta ishin komentet pozitive për këtë njeri që kujdeset për të shoqen edhe pse në moshë të madhe.
Por, kush është personi që qëndron pas fotos së shkrepur nga italiani Francesco Acone? Burri romantik nuk është një person i panjohur për ne. Ai është Mit'hat Havari, ish drejtori i Policisë së Tiranës.
Ai ka bërë një sqarim për foton e bërë virale, ku shkruan:
"Ndjehem i privilegjuar që gazetari Italian ka përzgjedhur mua ditën e "shën valentinit" duke bërë këtë foto me trëndafil të kuq në dorë, të cilin po ja çoja sime shoqje që më ka qëndruar besnike në ditët e vështira të jetës plot 35 vjet .
Sigurisht nuk jam i thyer në moshë siç interpreton fotografi , por flokët nuk mund ti lyej të dukem i ri , kjo nuk do ndryshonte asgjë , nuk do isha vetvehtja , nuk do isha ky që jam .
Nëna e saj (bashkëshortes) ditë më parë ndërroi jetë, por kjo nuk më pengoi të bëja ritualin ti çoja trëndafilin e kuq, e përveç dashurisë që kam për të, ti thoja se jeta vazhdon e dashur ..!"