Celularët e rinj të Samsung do të palosen, ja si do duken

Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 14.02.2017, 20:10

Capture

Kompania gjigande ecelularëve Samsung mund të prezantojë shumë shpejt telefonat që palosen. Në raportin e ri thuhet se Samsung mund të mos i lançojë smartphone-t e palosshëm deri në vitin e ardhshëm, me prodhim masiv duke filluar nga gjysma e dytë e vitit 2018.

Arsyeja kryesore për vonesën thuhet se është për shkak të çështjes teknike e cila përfshin komponentin kryesor të smartphone-ve të palosshëm.

Një burim i afërt me kompaninë ka thënë se “ndërsa shtresat PI të ekraneve janë duke u prodhuar në një vëllim të madh aktualisht, prodhimi masiv i kornizave nga plastika me bazë të shtresave PI e me cilësi të lartë nuk priten të vijnë deri në gjysmën e parë të vitit 2018”.

Këto smartphone do të përfshijnë një mori risish të ndryshme. Po juve, si ju duket?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit