Akademiku shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat më orientuese të kombit shqiptar, ka dhënë një intervistë të pazakontë.
Të tillë e bën java kur jepet, është përvjetori i 9 i Pavarësisë së Kosovës dhe pikërisht në këtë moment Profesor Qosja flet për shkëmbimin e mundshëm të territoreve dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Qosja ndalon gjatë në atë që e quan separatizem kombëtar, shovinistët që kundërshtojnë bashkimin, që për Qosjen është i pashmangshëm.
Qosja ndalon gjatë në dy situata, atë të hashashit në Shqipëri dhe drejtësisë në Kosovë të cilën e quan ferr. Si edhe i jep pëgjigje pyetjeve; Çfarë mendon për Presidentin Trump, çfarë nuk po i pëlqen te kryeministri Rama, si e sheh fundin politik të Metës etj.
Në fund ai ndan me shikuesin mbarëshqiptar bindjen se nuk ka rëndësi për të, nëse janë dakord me çfarë thotë, rëndësi ka e vërteta. “Unë jam njeri i lirë”, e mbyll Rexhep Qosja këtë intervistë shumë të rëndësishme, ku do të trajtohen në 75 minuta, disa nga çështjet më të ndjeshme të aktualitetit shqiptar./dritare.net