Armando Sadiku padyshim që mbahet mend nga të gjithë për golin heroik këtë Euro 2016, po ky i fundit këto ditë ka aplikuar për shtetësinë bullgare.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Sadiku:“Është e vërtetë”, tha ai për “Blick”, i pyetur nëse po synonte të merrte shtetësinë bullgare. “Gjyshërit e mi kanë pasaporta bullgare ndaj edhe unë kam kërkuar për një të tillë”.
Por ka gjasa që Arnando Sadiku e ka bërë këtë për përfitime në karrierë, sa kohë Shqipëria është jashtë BE-së, shtetësia bullgare do i ndihmonte atij të ishte më fleksibël, “komunitar”, për lëvizjen në kampionatet e mëdha europiane. Preferencat e shqiptarit mësohet të jenë Italia dhe Anglia.
Fakt për t’u shtuar është që Sadiku nuk do e harrojë Shqipërinë megjithëse ka plotësuar të gjitha dokumentet e nevojshme në Sofje për përfitimin e shtetësisë së përmendur më lart. “Padyshim që jo. Është krenaria ime më e madhe fakti që mund të vesh fanellën e Shqipërisë dhe të përfaqësoj vendin tim. Do të jap maksimumin si gjithmonë për të, më shumë se 100%”, tha ai.