Sa shqiptarë janë të varur nga tallavaja? Në fakt shumë, por kur kjo varësi kalon çdo limit, atëherë kthehet në një problem të madh që të pengon në jetën e përditshme. Një i ri, i cili quhet Faton Islami ka publikuar një video ku ai, bashkë me shokun e tij, tregon problemet që has nga varësia ndaj tallavasë.
Në fakt, i riu njihet si një person që publikon video qesharake, e këtë herë ai ka zgjedhur të publikojë në mënyrë ironike personat e varur nga tallavaja. Gjithsesi, aktrimi i tij është vërtetë për t'u vlerësuar.
Ai ka krijuar një video me trendin e videove të huaja, duke thënë se "është i varur nga tallavaja".
Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë.