Ditën e sotme për shkak të një aksidenti automobilistik në Setteville të Italisë kanë humbur jetën 4 të rinj. Mes tyre ishin edhe dy vajza shqiptare, Ambra Shaliani 18 vjeçe dhe Xhesika Gjinaj 19 vjeçe. 4 të rinjtë që ndodheshin brenda një Mini Cooper u përplasen me një ndërtesë për shkak të humbjes së kontrollit nga shpejtësia e lartë.
Ndërkohë për mediat Italiane ka folur babai i Xhesika Gjinaj, i cili mes lotësh ka pranuar se Xhesika e tij nuk është më.