Ditën e djeshme, Rudina Magjistari kishte të ftuar në studion e saj shkrimtarin e njohur Albatros Rexha. Ndërsa po diskutonin në emisionin e saj rreth poezive, jetës personale të Albatrosit, ky i fundit dëshiron t'i tregojë asaj një anektodë të vjetër.
Ai e pyet Rudinën, "Cila është kafsha më e shpejtë në botë?" Për një moment Rudina duket se hutohet nga pyetja dhe thotë që kafsha më e shpejtë është breshka.
Ndërkohë që në studio plasin të qeshurat nga "gafa" e Rudinës, Albatrosi i tregon se kafsha më e shpejtë është burri kur i merret telefoni. Por pavarësisht asaj çfarë thotë Albatrosi, sigurisht që ajo që të bën për të qeshur është "breshka" e Rudinës.
Për më shumë shikojeni në videon e mëposhtme në minutën 7:35.