Mosha e internetit i ka shtyrë të gjithë drejt provimit të aventurave të ndryshme për të prodhuar diçka interesante dhe për të qenë më të ekspozuar në rrjetet sociale.
Maxime Sirugue Leon nga Franca kishte një pasion të madh për fotografinë dhe njihej si një 18 vjeçar i apasionuar pas fotografimit të pamjeve piktoreske dhe mjaft artistike në kullat dhe ndërtesat më të larta.
Në profilin e tij të Instagram njihej me emrin Siirvgve dhe shpërndante fotografitë që i realizonte në pikat më ekstreme të mundshme.
Mirëpo, aventura e tij e fundit ka rezultuar të jetë tragjike. Sipas gazetave franceze, i riu është ngjitur në një ndërtesë të lartë pranë muzeut Confluence në Leon te Francës dhe ka rënë nga andej për shkak se nuk ishte i siguruar dhe ka përdorur vetëm forcën e trupit.