Gjatë ditës së djeshme në të gjitha mediat u përhap lajmi se Ben Blushi ka treguar se kush janë politikanët për të cilët foli Manjani që shkojnë me dashnore në hotelin e Balilit. U duk se Blushi dhe emra konkretë dhe kjo u shpërnda gjerësisht.
Mirëpo vetë Blushi sot tregon se e vërteta në fakt është ndryshe. Faqja që ka bërë këtë postim nuk është e Blushit, por është thjesht anonim dhe false. Ai ka shkruar sot se u ka kërkuar shumë portaleve që ta përgënjeshtrojnë si lajm sepse nuk e ka thënë ai vetë, por kjo nuk është bërë.