Absolutisht që sot ka qenë një nga ditët më të bukura në familjen Gjebrea. E vogëla e familjes Anna, sot feston 8-vjetorin e lindjes. Sigurisht datën e lindjes së saj nuk e la pa e treguar Gjebrea për të gjithë miqtë dhe fansat e tij, duke treguar edhe lidhjen e fortë që kanë atë e bijë.
Madje sot edhe Joni, djali i Ardit Gjebreas ka ardhë nga Italia për të festuar ditëlindjen e motrës dhe për tu bashkuar me familjen në këtë ditë shumë të gëzuar. E vogëla e tyre pak nga pak po kthehet në një zonjushë të vogël. Epo urime Anna.