Ndërsa për të rinjtë shqiptarë që bënë shqiponjën teksa vijonin ushtrinë në Greqi është kërkuar dënimi maksimal që parashikon ligji, mediat greke gjatë ditë fundit kanë publikuar edhe një tjetër foto të një ushtari që sipas tyre “provokon” me këtë gjest.
Fytyra e tij ka qenë e mbuluar dhe e bërë blur, por mediat greke shkruajnë se më në fund kanë mundur të identifikojnë “provokuesin”.
Shtabi i Ushtrisë greke thotë se e ka identifikuar ushtarin dhe se ndaj tij do të ndiqen të njëjtat procedura si me 7 ushtarët e parë.
Sipas shtabit, ushtari nuk është me origjinë shqiptare por nga Qipro. Ai do të ketë të njëjtin fat me ushtarët me origjinë shqiptare.