Ai është një kryepeshkop ortodoks i regjur me punën e tij dhe në moshën 84-vjeçare është bërë një “Yll” në internet, pas shpërndarjes së një videoje, në të cilën tregohej se si kryepeshkopi pagëzonte foshnjat e sapolindura.
Në fakt duket si një proces gazmor, por të shumtë kanë qenë ata që e kanë kryqëzuar dhe që janë shprehur në mënyrë të ashpër ndaj metodës së përdorur nga kryepeshkopi gjatë festimit të ditës së Epifanisë.
Teksa mban të vegjlit me duar, 84 vjeçari rus i rrotullon me forcë dhe i “përplas” në ujë me një shpejtësi marramendëse.
Sipas Euronws, Kryepeshkopi bekoi 780 fëmijë përgjatë ceremonisë në Tbilsi duke përdorur metodën “e çmendur”.