Shqiptari i burgosur në Angli: Jua them unë çfarë i ndodh njeriut kur vuan dënimin

Shkruar nga: | Publikuar më: 20.01.2017, 08:36

sh Foto ilustruese Një shqiptar i burgosur në Britaninë e Madhe ka shkruar në redaksinë e JOQ për të treguar sipas eksperiencës së tij se çfarë i ndodh njeriut kur është i mbyllur në qeli dhe që vuan dënimin.

Nga ajo që i riu tregon, eksperienca në burg i bën mirë mendjes së njeriut, pasi truri kërkon informacione që në botën e lirë nuk i interesojnë, pra e sheh botën në tjetër këndvështrim.

I burgosuri e quan burgun "paradoks dhe mrekulli", ndërsa më poshtë jep arsyet e këtij opinioni.

Ja çfarë shkruan ai për JOQ:

Jam një djalë i burgosur në Britani të Madhe. Jam dënuar me 8.8 vjet burg, kam bërë 2 vjet dhe po ju shkruaj një letër të hapur mbi burgun për ata që janë disi kuriozë se çfarë i ndodh njeriut kur është në burg. Kur unë hyra në burg u përballa me kufizimin e lirisë që kisha mbi planetin tokë. Kjo solli një impakt kolosal në rritjen e imagjinatës apo të vënies në punë të mendjes për gjera thuajse ekstreme. Psh si të ndezësh cigare pa çakmak, si të fshehësh telefonin në vendet më ekstreme, si të krijosh litar me çengela të marrësh nga qelia tjetër diçka. Kush do imagjinonte se në burg do lexoje libër mbi konceptin e alienave dhe udhëtimit të dritës kur ne nuk udhëtojmë dot jashtë hekurave. Është shumë paradokse jeta në burg. Drogë shitësi edukon veten si t'bëhet më i sofistikuar. Fetari lexon libra mbi ateizmin. Ai që gruaja e ka lënë merr nga treqind letra dashurie nga femra të tjera. Paradoksi n'burg është shumë paradoks. Historikisht dihet që figurat më interesante në historinë e njerëzimit kanë bërë burg. Librat më t'bukur janë shkruar n'burg, idetë më interesante dalin nga burgu. Dhe paradoksi tjetër se burgu nga jashtë shikohet si vendi ku futen ata që nuk japin kontribut. Çfarë paradoksi dhe mrekullie është burgu shumë pak e kuptojnë, por kjo mrekulli është vuajtje për individin qoftë edhe pse ai mund të dalë nga ai me një mrekulli. arsyeja që njeriu prodhon kaq shumë gjenialit në burg është sepse shtrydhet si limon nga vuajtja dhe kjo shtrydhje njeriut i sjell gjenialitetin e tij. Gjithsesi unë ju përshëndes me urimin mos hajdeni në burg edhe pse në një pikë të jetës e keni të nevojshme ndoshta të prodhoni dhe ju lexues gjenialitet sigurisht nëse dëshironi. Anonim se nuk dua probleme dhe të dal në gazeta. Flm JOQ.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit