Një tjetër bukurosh shqiptar single, ndahet nga e dashura disa vite më e re

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2017, 07:58

Këngëtari Pirro Çako ka pasur disa histori mjaft interesante me femrat. Pasi është bërë baba i një fëmije të ardhur në jetë nga martesa e tij e dështuar me Inva Mulën, ai krijoi një marrëdhënie me një vajzë shumë më të re në moshë se këngëtari.

Gjërat shkuan mirë mes tyre, por siç duket gjithçka ka ndryshuar dhe Çako është ndarë nga bukuroshja që ka pasur në krahë pas Inva Mulës. Ajo është një vajzë bukuroshe, e cila kurrë nuk ka preferuar të ishte në qendër të vëmendjes mediatike.

“Who”, e cila ka kontaktuar këngëtarin, shkruan se çifti është ndarë dhe se Pirro nuk ka preferuar të japë detaje në lidhje me këtë situatë. Përkohësisht ai është tërhequr edhe nga muzika.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit