Çfarë po ndodh sot me të burgosurit shqiptarë? Gëzim i madh në shumë burgje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.01.2017, 09:59

Ditën e sotme shumë familje shqiptare janë të gëzuara, pasi familjarët e tyre do të dalin nga burgu. Janë plot 731 të burgosur që përfitojnë nga amnistia dhe që do të lënë qelitë, mes tyre ka edhe nga ata që janë dënuar për vrasje.

Kështu bëhet me dije se 110 persona do të dalin nga burgu i Rrogozhinës, 55 të dënuar do të lënë qelitë e burgut të Drenovës. Këta persona akuzohen për vjedhje, dhunë në familje apo edhe për lëndë narkotike.

Nga burgu i Fierit do të dalin 153 të dënuar, 117 nga burgu i Shënkollit, 24 të burgosur nga burgu i Burrelit, ndërsa nga burgjet e Tiranës përfitojnë shumë pak.

10 gra do të lënë qelitë nga burgjet e Tiranës, 4 prej tyre janë dënuar për vrasje, ndërsa 6 gra që janë braktisur nga familjarët do të ndihmohen për punësim dhe strehim.

Gjithashtu, 130 persona kanë nisur të lënë sot qelinë e burgut të Peqinit, ndërsa mes tyre bie në sy edhe emri i prokurorit që njihet si njeriu që hetoi dosjen e “shekullit”, atë të vrasjes se deputetit të PD-së, Azem Hajdari, Haxhi Giu. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Atij i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinit që në mëngjes.

Në këto momente ka nisur edhe lirimi i të burgosurve nga burgjet shqiptare, më poshtë janë pamjet të marra tek "News 24".

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit