E keni menduar ndonjëherë se sa shumë argëtohen dhe se cilat janë disa nga shakatë që futbollistët më të njohur të këtij planeti bëjnë mes tyre? Kjo ka qenë një intervistë interesante që po zhvillohej mes Thierry Henry-t dhe Zlatan Ibraimovic, ku Henry kishte marrë rolin e intervistuesit.
Ibrës duket se nuk i rrihet së foluri dhe fton edhe Paul Pogban të bashkohet me ta në intervistë, ndërsa i thotë: “Eja Pogba, nëse do të ulesh mes dy lojtarëve të mëdhenj, eja. Vetëm dëgjo, mos fol”.
Të tre shpërthejnë në të qeshura, ndërsa e gjithë intervista ka kaluar plotë humor. Kujtojmë se këtë të diel do të luhet ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool.