Zbulohen veprimet e tmerrshme të shqiptarëve në Islandë, mediat i quajnë kriminelë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 13.01.2017, 15:05

catsShumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit thonë se ndonjëherë kanë turp që të thonë vendin se nga vijnë, kjo për shkak të opinionit të keq që kanë shkaktuar disa bashkëkombës që merren me punë të pista apo që bëjnë gjëra imorale.

Kështu, një shqiptar në një mesazh dërguar pranë "JOQ", bën me dije se mediat në Islandë kanë shkruajtur shkrime pafund për azilantët shqiptarë që jetojnë atje. Së fundmi disa burra shqiptarë kanë puthur dhe ngacmuar seksualisht disa fëmijë në autobus. Madje shqiptarët quhen kriminelë dhe kërkohen që të merren masa ndaj tyre, edhe vetë prindërit janë ndjerë të shqetësuar nga kjo situatë dhe po i shoqërojnë vetë fëmijët në shkollë.

Ndër të tjera, shqiptari tregon se bashkëkombasit e tij dalin në rrugë dhe zihen me grekë e serbë vetëm për patriotizëm, fillojnë punë diku dhe më pas largohen duke vjedhur pronarin. Gjithashtu ai tregon dhe protestën e madhe që u bë që të mos dëbohej familja shqiptare nga Islanda dhe çfarë morën si shpërblim? Vjedhje dhe dhunë në qytet dhe kjo shton i ka prishur punë atij dhe gjithë shqiptarëve të tjerë që punojnë me djersë.

"Si gjithmone Shqiptaret dine se si te jene ne qender te vemendjes, por problemi nuk eshte se ato dalin e bejne pune te mira dhe te pelqyeshme nga njerezit, qe ne fakt duhet ti benin qe te nderonin veten dhe vendin e tyre por dalin dhe meren gjithmone me pune te pista. Jo me larg se dje disa shqiptare kishin ngacmuar disa femije ketej ne Islande. Islanda eshte nje vend i vogel me 300,000 banore dhe dicka e tille meret vesh shume shpejt. Lajmin nuk e dha nje ëebside, por e dhane te gjithe televizionet ne Islande, pra thuajse e gjithe popullsia e di cfare kane bere Shqiptaret. Nuk eshte hera e pare ne Islande qe Shqiptaret hapin probleme, para disa muajsh ato dilnin neper rruge dhe kerkonin Serbe dhe Greke qe te ziheshin, kjo quhet patriotizem? Po ashtu para disa muajsh, ato u mblodhen nja 6-7 veta dhe shkune e u zune me Polaket, edhe kjo ngjarje prap u be shume publike. Shqiptaret edhe pse jane pa letra ketu, Islandezet prap i marin ne pune, ato punojne per ca kohe dhe pastaj i vene flaken te gjithave, vjedhin dicka, ngacmojne punetoret femra ate qe punojne neper restorante apo hotele, dhe pastaj rrine pa pune dhe dalin per te bere budalliqe rrugeve. Keto budalliqe qe keto azilantet Shqiptare i bejne nuk eshte se demtojne vetem veten e tyre, se pari kjo gje i prish pune te gjitheve, une kam kerkuar disa pune dhe kur i them qe jam Shqiptare ato me thojne me vjen keq po une nuk mar dot Shqiptare ne pune.??? Si thoni ju, une qe punoj me djersen e ballit me vjen mire kur te tjeret ma bejne me gish kur thone ky eshte Shqiptar? Padyshim qe une jam Shqiptar dhe gjithmone do ta dua Shqiperine, por keto gjera qe Shqiptaret ketu po bejne po me demtojne shume. Ju kujtoj se faqja juaj publikoi para nje viti lajmin se nje familje Shqiptare do te debohej nga Islanda, dhe e dini se ndodhi? Te gjithe Islandezet dolen ne proteste per te mos lejuar qe policia ta deportoje kete familje ne Shqiperi, sot kjo familje vazhdon te qendroje ne Islande fale njerezve qe protestuan. Me thoni ju lutem a do te dali njeri tani te mbroje Shqiptaret kur moren vesh se ato ngacmojne femijet ne autobuz?".

Për linkun e lajmit klikoni këtu

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit