Shuhet Anita Take, zëri gjigant i muzikës së lehtë shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2017, 20:08

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme (e enjte), këngëtarja e muzikës së lehtë, Anita Take. Ajo u ngjit në skenë para 50-vjetësh, por vazhdon të kujtohet me nostalgji nga të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën e saj artistike.

Anita ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve dhe shumë këngë të saj akoma këndohen edhe sot. Këngëtarja e madhe me ëmbëlsinë e zërit dhe interpretimin e shkëlqyer në skenë, ka lënë gjurmë të thella në historikun e muzikës dhe të këngës shqiptare.

Por përveç zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër, sepse u njoh dhe lidhi jetën me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani.

Kjo lidhje e saj me një artist dhe një mjeshtër të kompozicionit, bëri që Anita Take brenda një kohe relativisht shumë të shkurtër, të bëhej këngëtarja më e kërkuar për artdashësit shqiptarë.

Për kontributin e dhënë në muzikë dhe në këngë, ajo është dekoruar nga Presidenti me titullin e lartë: “Naim Frashëri i Artë”.

Anita Take interpretoi për publikun edhe në këto vitet e fundit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit