Noizy është arrestuar mbrëmjen e sotme nga policia. Ndalimi i tij është bërë në Durrës.
Sipas policisë arsyeja e shoqërimit të tij në polici ka të bëjë me publikimin e një videoje të tij duke qëlluar me pistoletë në ajër.
Arrestimi i Rigels Rajkut i njohur si Noizy erdhi një ditë pas shpalljes në kërkim të Stresit. Madje ishte motra e Stresit ajo që i kërkoi llogari Tahirit se si ka mundësi që vëllai i tij që kishte bërë të njëjtën gjë si Noizy ishte në kërkim, ndërsa ky i fundit i lirë.