“Kokoshka dashurie” shfaqet në dimër, ja si duket i famshmi i plazheve të Vlorës në të ftohtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.01.2017, 10:55

Të gjithë ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë plazh në Vlorë, duhet ta njohin burrin e “Kokoshka Dashurie”. Ai është një njeri si gjithë të tjerët, që sfidon diellin dhe të nxehtin çdo verë dhe udhëton plazh më plazh në Vlorë e shet kokoshka.

Kokoshkat e tij janë të veçanta, pasi siç thotë edhe ai “kanë shumë dashuri brenda”. Sa e sa çifte janë lidhur e më pas janë martuar vetëm pasi i kanë bashkuar “kokoshkat e dashurisë” së Beqir Sadikut.

Në fakt, të paktë janë ata që ia dinë emrin Beqirit, pasi pjesa më e madhe e identifikon me kokoshkat që shet. Ai ka disa kohë që nuk është shfaqur, e veçanërisht këtë verë na ka munguar të gjithëve. Beqiri u përplas nga një makinë dhe pësoi dëme të shumta në trup, të cilat ia venitën fuqitë.

Në qytetin bregdetar pati edhe “gojëdhëna” se Beqiri i “kokoshkave të dashurisë” nuk arriti të mbijetonte, por ja që sot ai është shfaqur në gjendje të mirë në një video live të bërë nga faqja “Vlora”.

E shikojmë edhe një herë në dimër burrin e famshëm të “Kokoshkave të dashurisë” dhe shpresojmë që verën e ardhshme të jetë sërish mes nesh në plazh, sikurse çdo vit tjetër!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit