JOQ Albania
Home

SONDAZH-PERSONAZHI I VITIT 2019
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19/12/2019 12:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme.
    Marin Mema
    Gazetari patriot i cili ka rifreskuar kujtesën e shqiptarëve dhe bashkë me Marko Kepin mblodhi shumë fonde për pasojat e tërmetit.
    Sadak, qeni i Policisë së Kosovës
    Heroi katërputrosh i cili me aftësitë e tij shpëtoi nga rrënojat e banesave disa shqiptarë.
    Taulant Kopliku
    Gazetari investigativ i emisionit Le Iene, falë përpjekjeve të të cilit u bë i njohur për italianët dhe jo vetëm, rasti i 11-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha i burgosur në kampin sirian.
  • Edi Rama
    Kryeministri unik i cili duhet marrë shembull nga liderët e Bashkimit Europian.
    Luljeta Bozo
    Inxhinierja e mirënjohur shqiptare, profesoreshë në fushën e saj.
    Lutfi Kastrati
    Protestuesi simbol i qëndresës historike 1-vjeçare me banorët e Astirit
    Arba Kokalari
    Mbesa e Musine Kokalarit, deputetja e parë shqiptare pjesë e Parlamentit Evropian.
    Dilaver Nelaj
    Shqiptari me numrin më të lartë të protestave individuale në vend.
  • Arbër Hajdari
    Drejtuesi i respektueshëm i Fondacionit "Fundjavë Ndryshe", megjithëse më i ri se të tjerët, ka mbledhur shumë fonde për të prekurit nga tërmeti.
    Bebe Rexha
    Këngëtarja me origjinë shqiptare e njohur botërisht, e cila dhuroi 100 mijë euro për të prekurit nga tërmeti dhe shumë dashuri duke i takuar ata nga afër.
    Neritan Licaj
    Aktori i mirënjohur shqiptar, aktivist dhe mbrojtës i shoqërisë, i njohur për zërin kritik ndaj qeverisë.
    Halil Kastrati
    Imami i njohur nga Kosova, një prej figurave më të lartësuara për kontribute të mëdha tek të varfërit.