Ndryshimet që i ndodhin gruas pas abortit janë të vështira si mendërisht ashtu edhe fizikisht. Ja cilat janë më të zakonshmet:
Rrahje më të shpeshta zemre:
Ndryshimet në organin më kryesor të trupit mund të vijnë si shkak i depresionit dhe ndryshimeve të papritshme të trupit.
Mpiksje gjaku:
Disa femra nuk kanë fare gjakderdhje për 1-2 javë pas abortit. Por gjak i mpiksur mund t’i dalë nga organi gjenital në çdo kohë.
Dhimbje barku:
Është një nga simptomat më të zakonshme tek femrat që abortojnë.
Dhimbje kurrizi:
Edhe këto lloj dhimbjesh, përfshirë dhe zonën e legenit janë të pashmangshme madje shumë të forta.
Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale:
Qafa e mitrës nuk rikuperohet për të paktën 3 javë pas abortit, prandaj marrëdhëniet seksuale gjatë kësaj periudhe janë gjithnjë të pranishme.
Kapsllëk:
Kur ndërprisni shtatzëninë, ju humbisni gjak. Prandaj në këto raste mjeku rekomandon tableta me bazë hekuri që të zëvendësoni gjakun e humbur. Këto medikamente shkaktojnë kapsllëk.
Shkarkime të pazakonta pas abortit:
Ndryshimet fizike në trup pas abortit janë të shumta. Mund të keni shkarkime në ngjyrë kafe, apo shkarkime të tjera të pazakonta nga vagina të cilat ndodhin për pastrimin e trupit nga indet e mbetura nga aborti. Zakonisht këto shkarkime janë me erë.
Fryrje stomaku: Ndryshimet hormonale do të shkaktojnë fryrje dhe parehati në stomak.
Periodat: Pas abortit, trupi do t’i rikthehet normalitetit të tij. Cikli menstrual mund të fillojë brenda 4-8 javësh.