Futbollisti i Sevillias, Samir Nasri ditën e djeshme ka shpërthyer ndaj një infermiere të spitalit Drip Doctors, duke e ofenduar atë me një fjalor të rëndë.
Sipas francezit punonjëset e kompanisë i kanë ofruar atij edhe shërbime seksi, ndërsa spitali “Drip Doctor” ka shkruar se llogaria e lojtarit është hakuar.
“Duhet të shkojnë të gjithë djemtë që të marrin një shërbim të tillë, pasi ajo ku**a shkon dhe qi**t me pacientët”, ishte ky postimi i Nasrit, i cili më pas është fshirë.
Mbetet të vërtetohet nëse llogaria e lojtarit është hakuar apo jo, ndërsa në fotot e mëposhtme mund të shikoni infermieren për të cilën shkruajtën të gjitha mediat e huaja.